Gjendet një mjet shpërthyes në Ferizaj, intervenon FSK-ja

Kronikë e zezë

Gjendet një mjet shpërthyes në Ferizaj, intervenon FSK-ja

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 12:53
Ilustrim

Një mjet shpërthyes është gjetur mëngjesin e djeshëm rreth orës 11:35 në Ferizaj.

Mjeti shpërthyes, sipas raportit të policisë, është gjetur në një fushë nga një banor.

Policia njofton se shpërthimin e mjetit në mënyrë të kontrolluar e ka bërë njësiti për deminim i Forcave të Sigurisë së Kosovës.

“Një mashkull kosovar ka informuar se në një fushë kishte hasur në një mjet të dyshuar shpërthyes. Njësiti përkatës policor ka siguruar vendin e ngjarjes derisa njësiti për deminim i FSK-së kanë bërë shpërthimin e mjetit në  mënyrë të kontrolluar”, thuhet në raportin 24-orësh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat