Aksident në aksin Fier-Tepelenë, makina me 4 persona përfundon në kanal

Kronikë e zezë

Aksident në aksin Fier-Tepelenë, makina me 4 persona përfundon në kanal

Më: 17 qershor 2020 Në ora: 22:59
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident automobilistik u regjistrua mbrëmjen e sotme (17 qershor) në rotondon e aksit Fier-Tepelenë.

Automjeti tip "Ford Focus" ka dalë nga rruga dhe ka përfunduar në kanal.

Si pasojë kanë marrë dëmtime të lehta 3 persona ku fatmirësisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Në makinë ndodheshin 4 persona, të cilët ndodhen në Spitalin Rajonal Fier nën kujdesin e mjekëve.

Pas aksidentit, shoferi me iniciale V.S. tregoi se dyert ishin bllokuar dhe u detyruan të dilnin nga dritarja.

Familja, banuese në Durrës, kishte ardhur nga Greqia. Policia po vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të ngjarjes.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat