Një burrë është arrestuar në Obiliq pasi ka rrahur një grua, shkruan Gazeta Sinjali.
Ngjarja ka ndodhur dje rreth orës 11:00 në Obiliq dhe nga Policia e Kosovës po cilësohet si “Kanosje dhe dhunë familjare”.
“Lidhur me rastin është arrestuar i dyshuari dhe me vendim të prokurorit i njëjti dërgohet në mbajtje për 48 orë”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë së Kosovës.