Një person ka raportuar në Policinë e Kosovës për një mjet shpërthyes në Podujevë.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë e KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt e kanë bërë tërheqjen e tij.
Rasti ka ndodhur dje në ora 10.26, njofton sot Policia e Kosovës.
Po dje, në ora 18.48, është raportuar për gjetjen e një mjeti shpërthyes në Prishtinë.
Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka bërë sigurimin e mjetit, ndërsa njësitë e EOD-së të KFOR-it dhe FSK-së në mënyrë të sigurt në vendin e ngjarjes e kanë bërë shpërthimin e mjetit.