Zbulohet arsenal armësh dhe snjaper në Yzberisht, një i arrestuar

Kronikë e zezë

Zbulohet arsenal armësh dhe snjaper në Yzberisht, një i arrestuar

Më: 19 qershor 2020 Në ora: 12:51
Ilustrim

Një arsenal armësh është zbuluar gjatë kontrolleve të kryera nga policia në zonën e Yzberishtit paraditen e sotme.

Mes arsenalit të armëve është gjetur edhe një snajper.

Banesa ku janë gjetur armët dyshohet bazë e grupeve kriminale, apo vrasësve me pagesë.

"Të paktën 20 armë të rënda dhe një snjaper janë sekuestruar" informon gazetari i Ora News, Besar Bajraktaraj

Deri më tani është arrestuar një person i identifikuar si Gezim Haroku, ndërsa po punohet për arrestimin e një personi tjetri.

Zbulimi i këtij arsenali, erdhi si pasojë e një hetimi që nisi pas disa të shtënave në Tiranë pak ditë më parë.

Policia bën me dije se operacioni është në vijim. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat