Burri rrahë gruan e tij, ajo strehohet tek fqinjët e saj

Kronikë e zezë

Burri rrahë gruan e tij, ajo strehohet tek fqinjët e saj

Më: 21 qershor 2020 Në ora: 08:44
Ilustrim

Një grua nga fshati Partesh, Komuna e Gjilanit është kanosur nga bashkëshorti i saj.

Bashkëshorti i saj në vazhdimësi ka ushtruar dhunë ndaj gruas së tij, ndërsa kjo e fundit për shkaqe të sigurisë së bashku me vajzën e saj ishte strehuar tek fqinjët e saj.

Kurse, bashkëshorti i saj me urdhër të prokurorit është dërguar në mbajtje.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se në vazhdimësi kishte kanosë bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare, e cila për shkak të sigurisë së bashku me vajzën e saj të mitur ishte strehuar te një fqinj i saj. I dyshuari  pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftimin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat