Atak kardiak/Vdes 70-vjeçari shqiptar gjatë seksit

Kronikë e zezë

Atak kardiak/Vdes 70-vjeçari shqiptar gjatë seksit

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 06:41
Ilustrim

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak orë më parë në Gjirokastër. Një 70-vjeçar, banor i fshatit Derviçian mësohet se ka ndërruar jetë si pasojë e atakut kardiak. Sipas, të njëjtave burime dyshohet se i moshuari ka qenë në momente intime me partneren e tij dhe gjithçka ka ndodhur në ambientet e një lokali ku i ndjeri ishte klient.

70-vjeçari është futur në një nga hapësirat e lokalit me partneren e tij ku gjatë momenteve intime ka pësuar edhe atak kardiak, duke humbur jetën.

Në vendngjarje ka mbërritur policia, por edhe ambulanca që e ka marrë 70-vjeçarin për ta dërguar në spital, por ai ka ndërruar jetë në vend.

Policia po bashkëpunon me të afërmit, por edhe njerëzit që gjendeshin në lokal në momentet që i moshuari ndodhej aty me partneren, për të zbuluar rrethanat e plota që çuan në humbjen e jetës së të moshuarit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat