Aksident në Lipjan, s’ka të lënduar

Kronikë e zezë

Aksident në Lipjan, s’ka të lënduar

Më: 23 qershor 2020 Në ora: 11:36
Foto ilustrim

Para pak minutash në qendër të qytetit të Lipjanit, pikërisht në rrugën kryesore “Lidhja e Prizrenit” ka ndodhur një aksident i komunikacionit si pasojë e mospërshtatjes së kushteve të komunikacionit.

Në këtë aksident janë përfshirë disa vetura.

Në vendin e ngjarjes kanë arritur edhe zyrtarët e Policisë së Kosovës, ndërkohë si pasojë e aksidentit për pak kohë është bllokuar edhe rruga. Fatmirësisht përveç dëmeve materiale, nuk ka të lënduar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat