E tmerrshme: Burri me thikë në kokë shihet në rrugët e Nju Jorkut pasi e mbrojti një grua nga dhuna

Kronikë e zezë

E tmerrshme: Burri me thikë në kokë shihet në rrugët e Nju Jorkut pasi e mbrojti një grua nga dhuna

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 11:02
foto nga vendi ngjarjes

Në internet është publikuar një video ku shihet një burrë i gjakosur, me thikë të ngulur në kokë, duke iu afruar një autoambulance për të kërkuar ndihmë.

Sipas policisë, burri 36-vjeçar është goditur në trup dhe në kokë me një thikë kuzhine rreth mesditës së të martës në rrugën West 125 në Harlem.

Ai ishte duke e mbrojtur një grua 34-vjeçare, e cila kishte plagë në faqe pasi katër burra dhe një grua e paidentifikuar ia kishin vjedhur çantën.

Personi që shihet me thikë në kokë ishte përfshirë në një grindje me njërin nga sulmuesit. Nuk dihet se cili është raporti i këtij personi me gruan e sulmuar.

Në video shihet se burrit i rrjedh shumë gjak nga koka dhe rroba e bardhë i mbulohet në një pjesë të madhe më ngjyrë të kuqe.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat