Pesë persona mbesin të lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Kronikë e zezë

Pesë persona mbesin të lënduar në një aksident trafiku në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Më: 24 qershor 2020 Në ora: 15:38
Foto Ilustrim

Pesë persona kanë mbetur të lënduar në një aksident trafiku që ka ndodhur sot në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë.

Zëdhënësi i Policës së Kosovës për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka thënë për Telegrafin se  aksidenti ka ndodhur rreth orës 13:40.

“Një aksident trafiku me të lënduar ka ndodhur sot rreth orës 13:40, në rrugën nacionale Mitrovicë -Prishtinë përkatësisht në hyrje të qytetit të Vushtrrisë.  Në aksident ishin të përfshira dy vetura civile, ku si pasojë e lëndimeve të pësuar pesë persona të cilët kanë kërkuar tretman mjekësor në QKMF Vushtrri”, deklaroi ai.

Ndryshe, në 24 orët e fundit kanë ndodhur 53 aksidente trafiku, 21 prej tyre ishin me persona të lënduar kurse 32 raportohet të kenë qenë vetëm me dëme materiale.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat