Malishevë, arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj një personi

Kronikë e zezë

Malishevë, arrestohen dy të dyshuar për sulm ndaj një personi

Më: 25 qershor 2020 Në ora: 09:13
Foto Ilustrim

Dy të dyshuar janë arrestuar dje në Malishevë.

Njëri prej të dyshuarve pas një mosmarrëveshje në trafik e kishte sulmuar me grushta një person tjetër dhe kishte ndjekur me veturë ku edhe ishin aksidentuar, ndërsa i dyshuari tjetër brenda në oborrin e stacionit policor kishte goditë me grusht viktimën e njëjtë.

Njëri prej të dyshuarve ka marr tretman mjekësor për shkak të një lëndimi.

Pas intervistimit njëri prej të dyshuarve me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje kurse tjetri është liruar në procedurë të rregullt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat