Arrestime në Prishtinë për mashtrim të disa pensionistëve

Kronikë e zezë

Arrestime në Prishtinë për mashtrim të disa pensionistëve

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:24
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka arrestuar dy persona të dyshuar se kanë kryer veprën penale të mashtrimit.

“Personat e arrestuar dyshohet të kenë marrë nga  persona të ndryshëm(kryesisht persona të moshuar)shuma të caktuara parash, duke u premtuar atyre se do të ua rregullonin dokumentet për ndihma nga jashtë dhe pensione”, ka thënë për klankosova.tv zëdhënësja e Policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

“Mbështetur në rezultate e para të hetimit, policia ka  ngritur dyshimin e bazuar se mashtrimi mund të ketë ndodhur në vazhdimësi për një periudhë  të gjatë kohore  dhe dyshohet se numri i personave të mashtruar nga personat e dyshuar mund të jetë më i madh se sa numri i raportuar”.

Ahmeti ka thënë se deri tani në polici si viktima të këtij mashtrimi janë paraqitur gjashtë persona.

“Andaj marrë në konsideratë këtë fakt, kërkojmë nga qytetarët që mund të kenë qenë viktimë e rasteve të tilla të lajmërohen në stacionin më të afërt policor, për të ndihmuar policinë drejt hetimit përfundimtar”.

“Me vendim të prokurorit  dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtjes për 48 orë”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat