Dasmori në Drenas shkrep me armë duke shkuar për ta marrë nusen, intervenon Policia

Kronikë e zezë

Dasmori në Drenas shkrep me armë duke shkuar për ta marrë nusen, intervenon Policia

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:25
Foto Ilustrim

Në një kolonë dasme, nga një veturë u shkrep me armë zjarri dje në Drenas.

Vetura nga e cila u gjuajt me armë u ndalua dhe në të gjet pistoleta me pesë fishekë.

“Gllogoc 25.06.2020-16:20. Në një kolonë të dasmës nga një veturë ishte gjuajtur me armë zjarri. Njësitë policore në teren kanë arritur ta ndalojnë veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar. Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë fishek”, njofton Policia në raportin 24 orësh

I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, ndërsa pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat