Nga veturat e dasmorëve dëgjohen të shtëna me armë, policia merr masa

Kronikë e zezë

Nga veturat e dasmorëve dëgjohen të shtëna me armë, policia merr masa

Më: 26 qershor 2020 Në ora: 09:24
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës njofton se gjatë ditës së djeshme teksa ishte një kolonë me vetura të dasmorëve, nga vetura e tyre ishte gjuajtur me armë zjarri.

Njësitë policore  në teren kanë arritur ta ndalojnë veturën me targa vendore të cilën kishte qenë duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar.

“Gjatë kontrollit në veturën e të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë me pesë  fishek. I dyshuari është shoqëruar në stacion policor, pas intervistimit me urdhër të prokurorit  është liruar në procedurë të rregullt”, bën të ditur policia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat