​Rrëzohet muri i një shtëpize, vdes një person në Obiliq

Kronikë e zezë

​Rrëzohet muri i një shtëpize, vdes një person në Obiliq

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 08:39
Ilustrim

Një shofer i një firme e cila bën transportin e shtëpizave të drurit për vendet evropiane ka pësuar lëndime të rënda si pasojë e rrëzimit të një muri të shtëpizës.

Rasti ka ndodhur dje në fshatin Milloshevë të Obiliqit. I lënduari ishte shqiptar, shtetas i huaj.

Sipas policisë, pasojë e lëndimeve të pësuara, viktima ka ndërruar jetë në Emergjencë.

Lidhur me rastin është arrestuar pronari i firmës mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa trupi i pa jetë i viktimës dërgohet në IML për obduksion.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat