Qarkullonte me armë të ftohtë, arrestohet një 26-vjeçar në Korçë

Kronikë e zezë

Qarkullonte me armë të ftohtë, arrestohet një 26-vjeçar në Korçë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 11:56
Thika

Policia e Korçës arrestoi një 26 vjeçar i cili lëvizte me armë të ftohtë, thikë.

Në pranga u vendos shtetasi me iniciale P.M., 26 vjeç, banues në fshatin Çërravë, Pogradec.

“Arrestimi i tij u bë pasi, gjatë kontrollit trupor të ushtruar këtij shtetasi në fshatin Bulgarec, iu gjet edhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale një thikë” – njofton policia.

Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat