Lezhë, e qëlloi nga makina në ecje e sipër, policia arreston autorin e atentatit

Kronikë e zezë

Lezhë, e qëlloi nga makina në ecje e sipër, policia arreston autorin e atentatit

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 12:37
Pamje nga vendi i ngjarjes

Policia arrestoi autorin e dyshuar të atentatit të së dielës në Mabë të Lezhës ku mbeti i plagosur Odise Simoni.

Në ngjarjen e ndodhur vetëm pak ditë më parë, të dy shtetasti po udhëtonin me automjete përgjatë autostradës.

Në këtë kohë shtetasi Daniel Rama ka qëlluar të paktën katër herë me armë zjarri drejt mjetit ku ndodhej Odise Simoni dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes.

Si pasojë e të shtënave plumbat kanë prekur edhe pjesën e jashtme të lokalit që ndodhet në anë të rrugës kryesore në zonën ku ndodhi sulmi.

 “Po në vijim të veprimeve, grupi hetimor i DVP Lezhë, nën drejtimin e Prokurorisë, përdori metoda speciale të hetimit dhe falë tërësisë së veprimeve të kryera, punës së miroganizuar dhe bashkëpunimit me familjarët u bë e mundur që shtetasi D. R., 40 vjeç, banues në Gjadër, të  shoqërohet në ambientet e Policisë, për veprime të mëtejshme” – njofton policia.

Grupi i hetimit dyshon se shkak i sulmit me armë ka qenë një konflikt i vjetër mes dy protagonistëve të ngjarjes.

Materialet hetimore do t’i referohen Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat