Aksident trafiku në “Kodrën e Diellit”, rrokulliset një veturë

Kronikë e zezë

Aksident trafiku në “Kodrën e Diellit”, rrokulliset një veturë

Më: 27 qershor 2020 Në ora: 23:26
Foto ilustrim

Tri vetura janë përfshirë në një aksident trafiku në mbrëmjen e së shtunës në rrugën “Enver Maloku” në lagjen “Kodra e Diellit” në Prishtinë.

Një nga tri veturat është rrokullisur si pasojë e përplasjes.

Siç kanë thënë dëshmitarët nga vendi i ngjarjes, të paktën një person është dërguar për në QKUK për trajtim mjekësor.

Në vend të ngjarjes është parë edhe Policia e Kosovës

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat