Arrestohet tek Astiri një nga 3 të kërkuarit për atentatin në Kurbin

Kronikë e zezë

Arrestohet tek Astiri një nga 3 të kërkuarit për atentatin në Kurbin

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 07:17
Ilustrim

Një megaoperacion policor është zhvilluar në oret e vona në zonën e Astirit në kryeqytet, që është konkretizuar me arrestimin e Ilir Xhepajt, alias Ilir Lika, i shpallur në kërkim për vrasjen e Bujar Likës dhe Paulin Gjergjit më 30 maj 2020 në Laç. 

Burime për Dosja.al bëjnë me dije se Ilir Xhepaj ishte fshehur në një apartament në këtë zonë.

Ai kishte më pak se tri muaj që ishte liruar nga burgu për grabitje, dhe jeta e tij ishte e ndarë mes Tiranës, Laçit dhe Kurbinit.

Klaudio Perkola, Ilir Xhepaj dhe Elson Alija, të tre nga Kurbini u shpallen ne kerkim si bashkëpunëtorë në vrasjen e Paulin Gjergjit dhe Bujar Likes. I arrestuar ndodhet dhe i dyshuari si autori kryesor, Eduart Lamaj,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat