Policia jep detaje të reja për 13 vjeçarin që u mbyt në pishinë

Kronikë e zezë

Policia jep detaje të reja për 13 vjeçarin që u mbyt në pishinë

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 10:15
Foto ilustrim

Rreth vdekjes vajzës 13 vjeçarit në një pishinë të fshatit Baicë të Lipjanit, policia ka dhënë detaje të reja.

Dje u raportua se një i mitur, përkatësisht një djalë 13 vjeçar nga Komorani, është mbytur në një pishinë, ndërkaq policia ka informuar edhe sot nëpërmjet raportit 24 orësh të saj, rast ky i cili cilësohet si “Vdekje e dyshimtë”.

Në njoftimin e PK’së, thuhet se ky rast ka ndodhur rreth orës 14:30, kurse viktima është dërguar pa shenja jete në shtëpinë e shëndetit.

“Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”, thuhet tutje në njoftimin e policisë.

Njoftimi i plotë:

“Fsh.Baicë, Lipjan, 27.06.2020-14:30. Raportohet se viktima  i mitur mashkull i cili ka qenë në pishinë  është dërguar pa shenja jete në shtëpinë shëndetit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku kujdestar. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë dërgohet në IML për obduksion”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat