Tentim vrasja në Podujevë, arrestohet edhe një person

Kronikë e zezë

Tentim vrasja në Podujevë, arrestohet edhe një person

Më: 28 qershor 2020 Në ora: 21:27
Foto ilustrim

Një person është plagosur me armë zjarri më 23 maj në rrugën “Ali Ajeti” në Podujevë.

Rastin e konfirmoi edhe Policia e Kosovës, ku tha se në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar katër gëzhoja të pistoletës. I njëjti në Polici është cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka arrestuar edhe një person gjatë ditës së djeshme.

“Rr. Ali Ajeti, Podujevë, 23.05.2020-16:16. Lidhur me rastin me datë 27.06.2020 është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar dhe i njëjti pas intervistimit me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje”, ka thënë Policia.

Duhet theksuar se edhe dy persona janë arrestuar në lidhje me këtë rast muajin e kaluar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat