Arrestohet prishtinasi, rrahu vajzën dhe bashkëshorten

Kronikë e zezë

Arrestohet prishtinasi, rrahu vajzën dhe bashkëshorten

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 09:35
Foto ilustrim

Një rast i dhunës në familje është raportuar të dielën në Prishtinë.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se mbrëmjen e së dielës në Prishtinë është raportuar për një rast të dhunës në familje.

Sipas njoftimit, është arrestuar një person pasi që i njëjti kishte rrahur vajzën dhe bashkëshorten e tij.

Siç bën të ditur Policia e Kosovës që të dy viktimat kanë pranuar trajtim mjekësor.

Në anën tjetër pas intervistimit me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat