Dënohet me burg dhe gjobë polici i akuzuar për marrje ryshfeti

Kronikë e zezë

Dënohet me burg dhe gjobë polici i akuzuar për marrje ryshfeti

Më: 29 qershor 2020 Në ora: 14:24
Foto ilustrim

Gjykata Themelore në Prishtinë, e ka shpallur fajtor me 5 muaj burg dhe 300 euro gjobë zyrtarin policor, të akuzuar për marrje ryshfeti, Isa Jashari.

Sipas aktgjykimit të shpallur, ai u dënua me pesë muaj burgim me kusht, i cili dënim nuk do të ekzekutohet nëse ai nuk kryen vepër tjetër penale brenda një viti.

Ndaj Jasharit, kjo gjykatë ka shqiptuar edhe dënimin me gjobë në lartësi prej 300 euro.

I akuzuari Jashari është obliguar nga gjykata që gjobën e shqiptuar ndaj tij ta paguajë 15 ditë nga plotfuqishmëria e këtij aktgjykimi.

Pala e pakënaqur ka të drejtë ankese ndaj këtij vendimi, brenda afatit prej 15 dite nga pranimi i kopjes së tij.

Ndryshe, Prokuroria Themelore në Prishtinë, më 23 janar 2018, ka ngritur aktakuzë ndaj Isa Jasharit, me pretendimet se i njëjti, më 10 maj 2017, rreth orës 14:30 në lokalin “Eni” në Fushë Kosovë, ka kërkuar dhe pastaj pranuar nga e dëmtuara L.I, shumën prej 110 euro, në emër të kryerjes së një rasti civil në Gjykatën e Skenderajt.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat