Pranon fajin, ish-polici amerikan kreu 13 vrasje dhe 50 përdhunime – plaçkiti edhe 120 shtëpi

Kronikë e zezë

Pranon fajin, ish-polici amerikan kreu 13 vrasje dhe 50 përdhunime – plaçkiti edhe 120 shtëpi

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 08:59
Foto nga takimi

Ish-polici amerikan i cili u shndërrua në vrasës serik të njohur si “Golden State Killer”, ka pranuar se ka kryer 13 vrasje si dhe një sërë përdhunimesh dhe plaçkitjesh të shtëpive në Kaliforni gjatë viteve të 70-ta dhe 80-ta, raportojnë mediat amerikane.

Joseph DeAngelo, 74-vjeç, ka pranuar fajin në kuadër të marrëveshjes së arritur me gjykatësin që po tenton ta kursej nga dënimi me vdekje, në këmbim të pranimit të fajësisë dhe krimeve që i ka kryer në 11 zona të ndryshme të Kalifornisë.

Mbi të rëndojnë 13 pika të aktakuzës për vrasje dhe rrëmbim. E pas arrestimit në vitin 2018, pas më shumë se 40 viteve hetime që më në fund kanë përfunduar falë mostrave të ADN-së, është qartësuar gjithçka.

Sipas marrëveshjes, DeAngelo ballafaqohet me burgim të përjetshëm pa pasur mundësi të lirohet. Gjykatësit kanë njoftuar se kanë dashur të sigurohen se të mbijetuarit dhe familjet e viktimave të jenë dëshmitarë të këtij procesi gjyqësor.

I veshur me rroba ngjyrë portokalli, DeAngelo ka qëndruar i ulur në karrocë të invalidëve dhe dukej se aspak nuk i bën përshtypje për atë çfarë akuzohej. E përveç 13 vrasjeve dhe rrëmbimeve, gjykatësit thanë DeAngelo ka kryer pothuajse 50 përdhunime dhe më shumë se 120 plaçkitje.

Krimet ishin kryer gjatë periudhës nga viti 1975 deri më 1986, e në vitin 2018 ky ish-polic amerikan u arrestua pas një hetimi të gjatë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat