Një veturë përfshihet nga zjarri në Gjilan

Kronikë e zezë

Një veturë përfshihet nga zjarri në Gjilan

Më: 30 qershor 2020 Në ora: 14:02
Foto ilustrim

Një veturë është përfshirë nga zjarri në Gjilan.

Djegia e veturës ndodhi gjatë kohës sa ishte e parkuar, teksa falë reagimit të disa qytetarëve është arritur që të shuhet zjarri.

Në një video të dërguar në Indeksonline shihet edhe momenti kur shuhet zjarri, e për fat të mirë nuk ka ndonjë person të lënduar.

Në vendin e ngjarjes më pas kanë arritur edhe ekipet e zjarrfikësve që u dolën në ndihmë gjilanasve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat