Prizren: I mituri godet me motoçikletë fëmijën 10-vjeçar

Kronikë e zezë

Prizren: I mituri godet me motoçikletë fëmijën 10-vjeçar

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:03
Foto ilustrim

Një i mitur mbrëmë ka goditur me motoçikletë një fëmijë 10 vjeç në rrugën “Ekrem Rexha” në Prizren.

Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente.

I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda, frakturë në krahun e majtë, njofton raporti 24 orësh i policisë.

AKSIDENT TRAFIKU ME LËNDIME

Rr. Ekrem Rexha, Prizren 30.06.2020-19:40.  I dyshuari mashkull  kosovar (i mitur) derisa ishte duke drejtuar motoçikletën, dyshohet nga pakujdesia, ka goditur viktimën mashkull fëmijë (10-vjeç) i cili ishte duke shtyrë biçikletën në vend-kalim për këmbësor. Si pasojë, lëndime kanë pësuar të dy personat dhe janë dërguar me autoambulancë në qendrën emergjente. I dyshuari ka lëndime të lehta, ndërsa viktima lëndime të rënda (frakturë në krahun e majtë). Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa rasti është duke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat