Drenas: Gruaja me probleme mendore keqpërdoret seksualisht nga disa persona

Kronikë e zezë

Drenas: Gruaja me probleme mendore keqpërdoret seksualisht nga disa persona

Më: 1 korrik 2020 Në ora: 09:13
Foto ilustrim

Policia e Kosovës njofton se është duke u hetuar një rast i rëndë në komunën e Drenasit.

Sipas njoftimit në raportin 24-orësh dje është intervistuar nga Policia nën dyshimin se është duke u keqpërdorur seksualisht nga disa persona të ndryshëm.

Sipas mjekut, viktima femër ka çrregullime mendore.

“SULM SEKSUAL –Gllogoc 30.06.2020.NN. Me autorizim të prokurorit është intervistuar viktima femër kosovare e cila sipas mjekut ka çrregullime mendore dhe dyshohet se është duke u keqpërdorur seksualisht nga persona të ndryshëm. Me vendim të prokurorit është iniciuar rasti në fjalë dhe është duke u hetuar”.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat