Lëndohen dy persona dhe digjet një lopë pasi që një shtallë e bagëtive përfshihet nga zjarri

Kronikë e zezë

Lëndohen dy persona dhe digjet një lopë pasi që një shtallë e bagëtive përfshihet nga zjarri

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 10:39
Foto Ilustrim

Lëndohen dy persona dhe është djegur një lopë pasi që një shtallë e bagëtive është përfshirë nga zjarri për shkaqe të panjohura, në fshatin Dobraj e Madhe të Komunës së Lipjanit.

Kjo është bërë e ditur përmes njoftimit 24 orësh të Policisë së Kosovës, ku thuhet se personat që kanë marrë lëndime trupore janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK, e pastaj janë liruar në shtëpi.

Tutje, në njoftim thuhet se në vendin e ngjarjes kanë dalur policia, eksperti i zjarreve, njësiti i KEDS-it, inspektori komunal dhe veterinari.

“Ankuesi mashkull  kosovar, ka raportuar se për shkaqe të pa njohura është përfshirë nga zjarri  një shtallë e bagëtive, ku është djegur një kafshë (lopë). Si pasojë lëndime trupore kanë pësuar edhe  dy meshkuj  kosovarë, të cilët pas marrjes se  ndihmës së parë së QKMF  Lipjan janë liruar në shtëpi. Në vendin e ngjarjes  kanë dalë nësitet policore, eksperti i zjarreve, njësiti i KEDS-it, inspektori komunal dhe veterinari”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat