Dëmtoi orenditë në Qendër e Azilit, arrestohet palestinezi

Kronikë e zezë

Dëmtoi orenditë në Qendër e Azilit, arrestohet palestinezi

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:25
Foto ilustrim

Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në fshatin Vranidoll të Prishtinës, në Qendrën e Azilit është arrestuar një person.

I arrestuari shtetas i Palestinës kishte dëmtuar orenditë në dhomë.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Palestinës pasi qe i njëjti në Qendrën e Azilit ka dëmtuar orenditë në dhomë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat