Policia e Kosovës përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se në fshatin Vranidoll të Prishtinës, në Qendrën e Azilit është arrestuar një person.
I arrestuari shtetas i Palestinës kishte dëmtuar orenditë në dhomë.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull shtetas i Palestinës pasi qe i njëjti në Qendrën e Azilit ka dëmtuar orenditë në dhomë. Me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.