Përfshihen në rrahje shkaku i një borxhi, plagoset rëndë me armë zjarri një person në Suharekë

Kronikë e zezë

Përfshihen në rrahje shkaku i një borxhi, plagoset rëndë me armë zjarri një person në Suharekë

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 12:32
Foto Ilustrim

Policia e Kosovës ka njoftuar se në Qafë-Duhël në Suharekë, viktima mashkull kosovar se bashku me një dëshmitar ka shkuar tek shtëpia e të dyshuarit mashkull kosovar për të kërkuar një borxh dhe pas një konflikti verbal kanë filluar të godasin njëri tjetrin me grushte.

Deri sa viktima dhe i dyshuari kanë qenë duke u përleshur fizikisht djali i të dyshuarit mashkull kosovar i moshës se mitur ka shkuar në shtëpi ka mare një armë dhe ka shtënë disa herë në drejtim te viktimës.

Viktima është dërguar ne Spitalin e Prizrenit dhe sipas mjekut kujdestar gjendja e tij është e rëndë nga lëndimet që i ka marrë nga arma e zjarrit.

Në vendin e ngjarjes njësiti policor ka konfiskuar pistoletën me shtatë fishekë dhe dy gëzhoja.

Me urdhër të prokurorit është kontrolluar shtëpia e të dyshuarit. I dyshuari është arrestuar dhe me vendim të prokurorit dërgohet në mbajtje. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat