Një i burgosur me Covid-19, Shërbimi Korrektues jep detaje

Kronikë e zezë

Një i burgosur me Covid-19, Shërbimi Korrektues jep detaje

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:20
Foto Ilustrim

 

Një i burgosur ka rezultuar pozitiv me Coronavirus në Qendrën e Paraburgimit në Pejë.

Lajmin e ka konfirmuar  zëdhënësi i Shërbimit Korrektues të Kosovës, Florent Gashi.

“Me 24.06.2020, QP Pejë, pas marrjes së rezultateve të testimit për Covid-19, një i burgosuri ka rezultuar pozitiv”, tha Gashi.

Ai tha  se pas marrjes së rezultatit i burgosuri është vetizlouar dhe se është nën mbikëqyrjen e personelit mjekësore.

“I burgosuri i konfirmuar pozitiv efshtë̈ izoluar në një̈ dhomë të vetme dhe është̈ në mbikëqyrje të vazhdueshme mjekësore”, deklaroi ai.

Gashi në një përgjigje për , tha se të burgosurit tjerë të cilët kanë qenë në dhomë kanë rezultuar negativ.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat