Vazhdon gjykimi ndaj Kërstiqit dhe Shabanit për krime lufte

Kronikë e zezë

Vazhdon gjykimi ndaj Kërstiqit dhe Shabanit për krime lufte

Më: 2 korrik 2020 Në ora: 13:23
Zllatan Kërstiqi dhe Destan Shabani

Ka vazhduar gjykimi i Zllatan Kërstiqit dhe Destan Shabanit për krime lufte kundër civilëve në fshatin Nerodime e Epërme afër Ferizajt gjatë luftës në Kosovë.

Familjarët e viktimave ishin gjithashtu të pranishëm në sallë.

Kërstiq ngarkohet me shtatë akuza për krime lufte kundër civilëve, ndërsa Shabani me katër akuza.

Prokuroria pretendon ata dy si ish – inspektorë në rajonin e Ferizajt, shkelën rregullat e luftës dhe Konventën e Gjenevës gjatë luftës.

Prokuroria Speciale është e bindur që akuzat do të provohen dhe ekziston një dyshim i arsyeshëm se të pandehurit janë përgjegjës për veprimet për të cilat akuzohen. Sipas tyre, ka shumë prova dhe dëshmitarë që do të paraqiten para gjykatës.

Sipas deklaratave të dëshmitarëve dhe palëve të dëmtuara nga familja Nuhaj dhe të tjerët, të akuzuarit më 26 mars 1999 rreth orës 20:00 në fshatin Nerodime morën pjesë në sulmin ndaj familjes Nuhaj. Ata dyshohet se morën pjesë në dëbimin e shqiptarëve nga shtëpitë e tyre dhe akte të tjera inkriminuese.

Duke iu drejtuar gjykatës, ata thanë se nuk kishte asnjë ndryshim në çështjen e pranimit të fajësisë.

Në seancën e mëparshme, ata mohuan fajin për krimet për të cilat akuzohen.

Gjatë ditës pritet që dy dëshmitarë të paraqiten para gjykatësit në këtë rast, kurse dëshmitë e dëshmitarëve të tjerë u njoftuan për 6 korrik,

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat