Ngjarje e rëndë në Lipjan, një i vdekur, pesë të plagosur, tre janë në gjendje të rëndë

Kronikë e zezë

Ngjarje e rëndë në Lipjan, një i vdekur, pesë të plagosur, tre janë në gjendje të rëndë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 09:09
Pamje nga vendi i ngjarjes

(E plotësuar) -  Një person ka vdekur, ndërsa gjashtë të tjerë janë plagosur sot rreth orës 07:00 në fshatin Hallaq i Madh, në komunën e Lipjanit.

Konflikti ka ndodhur mes dy familjeve Hoxha dhe Jakupi nga Ribari i Madh.

Sipas mjekut kujdestar në Klinikën Emergjente, Naser Syla, tre persona po trajtohen në mjekimin intensiv, si shkak i plagëve të rënda që kanë pësuar në pjesë të ndryshme të trupit. Ku sipas tij gjendja e këtyre të fundit është jo stabile.

Syla: Gjashtë persona janë sjell në emergjent, tre në gjendje të rëndë

"Sot rreth orës 08:00 të mëngjesit janë pranuar shtatë raste. Gjashtë të plagosur, ndërsa një për fat të keq pa shenje jete, që edhe pas masave të marra të reanimimit nuk kemi arritur të bëjmë asgjë më shumë edhe ka ndërruar jetë. Kurse gjashtë të tjerë prej tyre janë të plagosur me armë sklopetare, dy janë ende ka punohen në sallën e operacionit, një tani pret tani për t'u futur. Janë kryer të gjitha ekzaminimet në qendrën emergjente. Një është pranuar në kirurgjinë torakale për tretman të mëtutjeshëm, një është pranuar në klinikën e ortopedisë, i fundit është lëshuar në shtëpi për shkak të lëndimeve më të lehta që ka pasur", tha Syla.

Ndërsa forca të shtuara të policisë janë mbledhur te hyrja e Qendrës Emergjente për të mbajtur situatën nën kontroll.

Të dyja këto familje të cilat u përfshin në këtë konflikt, janë fqinj mes vete. 

 

****

Një përleshje me armë zjarri ka lënë të vdekur një person dhe pesë të tjerë të plagosur. Deri më tani nuk janë bërë të ditur motivet që quan deri te rasti.  Ata që njohin nga afër dy familjet kanë thënë për televizionin se ata nuk kanë pasur më herët telashe mes vete.

Mëngjesin e ditës së sotme, gjashtë persona janë përleshur me armë zjarri në fshatin Hallaq të komunës së Lipjanit.

Policia e Kosovës ka konfirmuar se njëri nga ta ka ndërruar jetë, derisa, pesë të tjerë janë dërguar me urgjencë në QKUK.

Deri më tani nuk dihen motivet, media raporton se dy familjet janë fqinj nga fshati Ribar i Madh.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës janë parë para shtëpisë së personave të përfshirë në rast.

T7 raporton se bëhet fjalë për familjen Hoxha dhe Jakupi, shtëpitë e të cilëve janë shumë pranë njëra tjetrës.

Fqinjët e dy familjeve kanë bërë të ditur për televizionin se më parë nuk kishte pasur konflikte në mes të familjes Hoxha dhe Jakupi.

Bahri Tërpeza ka thënë për T7 se dy familjet kanë punuar edhe më parë në disa biznese së bashku.

“Rasti që e dëgjova është i dhimbshëm. Këto dy familje Hoxha e Jakupi kanë qenë të afërt mes vete s’kan pasur konflikt më heret. Kanë punuar në disa biznese. Gjithë kanë pasur bashkëpunim mes vete kanë qenë të afërt mes vete”, thotë komshiu i tyre.

Lavdim Troshupa, një komshi tjetër ndërkaq ka bërë të ditur për televizionin se personi që ka ndërruar jetë kishte ardhur nga Zvcira para pak ditësh.

“Po tash e bastisën njërën nga shtëpitë. E gjetën dy thika e një shufër. Është e vërtete e kanë qu mes vete shumë mire. Njëri nga djemtë e njërës familje ka ba fjalë me këta të familjes Hoxha. I vdekuri ka ardhur nga Zvicra para tri dite”, tha ai.

Detaje për rastin kanë dhënë edhe policia e Kosovës. . Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti, ka thënë për Express se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull, shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk ka mundur t’u përballojë plagëve të marra nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës ndërkaq momentalisht gjenden para emergjencës së QKUK’së, aty ku po trajtohen të plagosurit.

Lipjani është tronditur në mëngjesin e sotëm nga një tragjedi ku deri më tani është konfirmuar vdekja e një personi dhe plagosja e disa të tjerëve.

Konflikti ka ndodhur mes dy familjeve në Hallaq të Madh, ndërmjet dy familjeve nga Ribari i Madh, konkretisht familjes Hoxha dhe Jakupi.

Gjithçka ka filluar me grushta, për të përfunduar me plumba.

Policia ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa të plagosurit po trajtohen në QKUK dhe ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

***

Një person ka ndërruar jetë derisa pesë të tjerë janë plagosur në një përleshje me armë zjarri që ka ndodhur sot në fshatin Hallaq të Lipjanit.

Bëhet e ditur se momentalisht rruga ku ka ndodhur përleshja me armë zjarri është e bllokuar.

Bëhet fjalë për dy familje që janë fqinj mes vete mes të cilëve ka ndodhur plagosja me armë. Ngjarja që ka ndodhur rreth orës 07:00 të mëngjesit sipas informacioneve të para ka nisur në një kombi fillimisht si përleshje.

Bëhet e ditur se dy familjet vijnë nga fshati Ribar i Madh.

Detaje për rastin kanë dhënë Policia e Kosovës. Zëdhënësja e policisë në rajonin e Prishtinës, Florie Ahmeti ka thënë se policia e ka marrë informacionin sot rreth orës 07:00.

“Sot rreth  orës 07:00, policia  ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit.  Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet  e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes”, tha Ahmeti.

“Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë plagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës,  i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë.  Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK. Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin”, tha Ahmeti.

Forca të shtuara të policisë së Kosovës ndërkaq momentalisht gjenden para emergjencës së QKUK’së, aty ku po trajtohen të plagosurit.

***

Si pasojë e një përleshje në Hallaq i Madh të Lipjanit, një person ka vdekur dhe pesë persona të tjerë kanë marrë lëndime trupore.

Mediat bëjnë me dije se të përfshira janë dy familje nga fshati Ribar i Madh.

Me rastin në fjalë po merren organet e hetuesisë, derisa vdekja e një personi është konstatuar nga ekipi mjekësor i QKUK-së.

Policia “blindon” Emergjencën, aty janë shtrirë të gjithë të plagosurit e sotëm

Shumë pjesëtarë të policisë së Kosovës ndodhen në afërsi të Emergjencës së QKUK-së në Prishtinë.

Policët po bëjnë sigurimin e Klinikës Emergjente pasi që aty janë shtrirë të gjithë të plagosurit e sotëm në Hallaq i Madh të Lipjanit.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin ku një person humbi jetën dhe pesë të tjerë u plagosën si pasojë e përleshjes me armë që ndodhi mëngjesin e sotëm.

Image
QKUK

***

Një person ka vdekur dhe pesë të tjerë janë plagosur si pasojë e gjuajtjes me armë zjarri që ka ndodhru sot në mëngjes në fshatin Hallaq i Madh të Lipjanit.

Rastin për media e ka konfirmuiar Flora Ahmeti, zyrtare për informim në Policinë Rajonale të Prishtinës.

“Sot rreth orës 07:00, policia ka marrë informacionin për një plagosje me arme zjarri në fshatin Hallaq i madh të Lipjanit. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare në këtë vend janë pjagosur 6 persona, prej tyre një mashkull , shtetas i Republikës se Kosovës, i cili nuk mundur tu përballoj plagëve të mara nga arma e zjarrit ka ndërruar jetë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKUK”, ka thënë ajo.

Aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

Gjuajtje me armë në Lipjan, disa persona të plagosur

Para pak minutash ka ndodhur një gjuatje me armë në fshatin Hallaq të Lipjanit, si pasojë e kësaj disa persona janë plagosur.

Në këtë plagosje janë përfshirë disa persona.

Rastin e ka konfirmuar edhe zëdhënsja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat