Femra kultivon kanabis në serë

Kronikë e zezë

Femra kultivon kanabis në serë

Më: 3 korrik 2020 Në ora: 09:56
Ilustrim

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, është raportuar se një femër kosovare është intervistuar pasi në pronën e saj janë gjetur 78 bimë të kultivuara narkotike të llojit kanabis.

Sipas njoftimit, bimët kanë qenë të mbjellura në fshatin Vitanomiç, në komunën e Leposaviqit.

“Fsh. Vitanoviç, Leposaviq 02.07.2020-08:30. Është raportuar se në  pronën e të dyshuarës femër kosovare  janë gjetur rreth 78 bimë të kultivuara narkotike të llojit kanabis. E njëjta është intervistuar dhe me venim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat