Kultivoi kanabis në pronë publike, arrestohet 25-vjeçari në Memaliaj

Kronikë e zezë

Kultivoi kanabis në pronë publike, arrestohet 25-vjeçari në Memaliaj

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 12:32
Kultivoi kanabis në pronë publike

Policia vijon kontrollin intensiv të territorit për parandalimin e kultivimit të bimëve narkotike.

Një 25-vjeçar është arrestuar në flagrancë në Memaliaj.

Shtetasi A.Ç, kishte kultivuar disa bimë kanabis në një pronë publike.

''Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tepelenë dhe ato të Stacionit së Policisë Memaliaj, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e kultivimit të bimëve narkotike, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative, si dhe kontrollit të territori, vunë në pranga shtetasin A. Ç., 25 vjeç, banues në fshatin Izvor, Memaliaj, pasi në vendin e quajtur "Përroi i thellë", pronë publike, u gjetën të kultivuara bimë narkotike'', informon policia.

Materialet në ngarkim të shtetasit të mësipërm i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat