4 raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve të fundit - Bota Sot
4 raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve të fundit

Kronikë e zezë

4 raste të dhunës në familje të raportuara brenda 24 orëve të fundit

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 13:07
Foto ilustrim

Në Kosovë gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar 4 raste të dhunës në familje.

3 raste janë raportuar të kenë ndodhur në Prishtinë.

” Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar për shkak se  bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e kishte fyer dhe tentuar që ta largojë nga banesa. I dyshuari dyshohet se kishte ushtruar dhunë edhe më herët ndaj viktimës dhe i njëjti me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.”, thuhet në raportin e policisë.

E një rast tjetër në Prishtinë është kur i dyshuari mashkull ka sulmuar fizikisht bashkëshorten dhe dy vajzat e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili pas një mosmarrëveshje i kishte sulmuar fizikisht viktimat  bashkëshorten dhe dy vajzat e tij (njëra e mitur).  Si pasojë e sulmit viktimave u është ofruar tretmani mjekësor, kurse i dyshuari  me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje për 48 orë.”, sqaron policia.

Rasti tjetër që dje është raportuar nga Prishtina tregon se bashkëshorti kishte kanosur me jetë gruan e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili e kishte kanosë me jetë  bashkëshorten e  tij femër kosovare. I dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë, rasti vazhdon të hetohet.”, sqaron policia.

Ndërsa rasti që ka ndodhur në Gjakovë, raportohet se i dyshuari mashkull ishte i dehur kur kishte sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar i cili  dyshohet se  në gjendje të dehur kishte sulmuar fizikisht  bashkëshorten e tij viktimën femër kosovare e cila ka refuzuar tretmanin mjekësor. I  dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.”, sqaron Policia. 

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat