Vdiq edhe një i infektuar me koronavirus - Bota Sot
Vdiq edhe një i infektuar me koronavirus

Kronikë e zezë

Vdiq edhe një i infektuar me koronavirus

Më: 4 korrik 2020 Në ora: 17:44

Një person i infektuar me koronavirus ka vdekur të shtunën në Kosovë, kanë njoftuar familjarë të tij nëpër rrjete sociale.

Bëhet fjalë për një 38-vjeçar, për të cilin familja njoftoi se është hospitalizuar të premten.

Për rastin institucionet shtetërore ende s’kanë njoftuar zyrtarisht. Deri tash në Kosovë, sipas raportit të së premtes të Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, janë regjistruar 58 vdekje.

Në Kosovë, nga fillimi i pandemisë deri tash janë regjistruar 3178 raste pozitive, me 1824 prej tyre që janë shëruar. 1296 është numri i rasteve aktive.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat