Aksident i frikshëm në Tiranë, dy makina përplasen kokë më kokë - Bota Sot
Aksident i frikshëm në Tiranë, dy makina përplasen kokë më kokë

Kronikë e zezë

Aksident i frikshëm në Tiranë, dy makina përplasen kokë më kokë

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 08:44
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një aksident i frikshëm ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Tiranë, ku dy makina janë përplasur kokë më kokë.

Ngjarja e rëndë është shënuar rreth orës 05.30 të kësaj të diele.

Në rrugën “Hoxha Tahsin”, te kryqëzimi i Porcelanit, janë përplasur dy mjetet, ku njëra prej tyre ka përfunduar e kthyer mënjanë.

Në aksident janë përfshirë një makinë tip Ford me targa AA 745 AV me një Volkswagen me targa AA 346 UU.

Nga të dhënat paraprake flitet për lëndimin e dy drejtuesve të mjeteve, ndërkohë që nuk dihet gjendja e tyre.

Image
Pamje nga vendi i ngjarjes
Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat