Vushtrri: Gjuajnë me armë zjarri derisa po vozisnin veturën, rasti po hetohet

Kronikë e zezë

Vushtrri: Gjuajnë me armë zjarri derisa po vozisnin veturën, rasti po hetohet

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 14:34
Foto ilustrim

Është gjetur një veturë e djegur në një fshat të Vushtrrisë, me të ciliën disa persona të dyshuar derisa po vozisnin, kishin shtënë me armë zjarri.

Vetura është gjetur më 4 korrik 2020, rreth orës 13:00, ndërsa incidenti është raportuar më 1 korrik 2020.

“Lidhur me rastin e raportuar të datës së lartcekur për persona të dyshuar të cilët nga një automjet në lëvizje kishin shtënë me armë zjarri, më datë 04.07.2020 është gjetur automjeti i dyshuar i djegur në një fshat të Vushtrris”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.

Rasti është dukke u hetuar.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat