Gjilanasi gjen granatë dhe çantë të dyshimtë në frigoriferin e depos

Kronikë e zezë

Gjilanasi gjen granatë dhe çantë të dyshimtë në frigoriferin e depos

Më: 5 korrik 2020 Në ora: 17:37
Foto ilustrim

Një person nga Gjilani ka njoftuar policinë se në kulmin e frigoriferit të depos ka gjetur një granatë dore dhe një çantë

Rasti ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të së shtunës në Gjilan, njofton policia në raportin 24 orësh.

“Ekipi për deminim ka bërë tërheqjen e granaësM-75, ndërsa në  çantën e dyshimtë janë hasur dhe konfiskuar një fishekë dhe një tytë për hedhjen e granatave nga  AK-47”, thekson raporti.

Nuk raportohet për të arrestuar, ndërkaq me vendim të prokurorit rasti është iniciuar si “shkaktim i rrezikut të përgjithshëm.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat