Lajmi i fundit: Mbytet në plazhin e Durrësit një pushues nga Kosova

Kronikë e zezë

Lajmi i fundit: Mbytet në plazhin e Durrësit një pushues nga Kosova

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 13:34
Foto Ilustrim

Një qytetar nga Kosova është mbytur sot në plazhin e Durrësit. Policia vendore bën me dije se të hënën, rreth orës 13:00, në lagjen nr.13, Plazh, Durrës, shtetasi i Kosoves R.B. 60 vjeç, dyshohet se është mbytur duke u larë në det.

Për pasojë pushuesi ka humbur jetën. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Të premten një tjetër pushues nga Kosova, 73 vjeç, u mbyt gjatë larjes në det, në zonën e Shkëmbit të Kavajës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat