Vdes në QKUK gruaja që kërceu nga një ndërtesë në Prishtinë

Kronikë e zezë

Vdes në QKUK gruaja që kërceu nga një ndërtesë në Prishtinë

Më: 6 korrik 2020 Në ora: 14:13
Foto Ilustrim

Ka vdekur gruaja e moshuar e cila mbrëmë kërceu nga ndërtesa në Prishtinë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga QKUK-ja, duke mos dhënë shumë detaje kanë bërë të ditur se e ndjera është dërguar në mjekësin ligjore për ekzaminim.

“Po, ajo ka vdekur dhe është dërguar në mjekësin ligjore për ekzaminim”, kanë thënë nga QKUK-ja.

Gjatë ditës së djeshme në ora 19 e 20 minuta e ndjera kishte kërcyer nga ndërtesa.

“Sot më, 05.07.2020 rreth orës 19:20, policia është njoftuar se një person, (femër e moshuar) ka kërcyer nga një ndërtesë në Prishtinë (mbrapa furrës “Qerimi 3”). Pos, policisë aty ka dal edhe ekipi mjekësor të cilët e kanë dërguar me shenja jete për në QKUK”, kishte thënë gjatë ditës së djeshme zëdhënësi i Policisë së Kosovës Bajram Kasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat