E rëndë! Mbytet në det një grua në Durrës, tre viktima në pak ditë - Bota Sot
E rëndë! Mbytet në det një grua në Durrës, tre viktima në pak ditë

Kronikë e zezë

E rëndë! Mbytet në det një grua në Durrës, tre viktima në pak ditë

Më: 7 korrik 2020 Në ora: 19:15
Ilustrim

Një tjetër ngjarje e rëndë raportohet nga Durrësi, ku një 60-vjeçare është mbytur në det.

Policia njoftoi se të martën rreth orës 18:00, në lagjen nr.13, Plazh, në Durrës, shtetësja F.Zh., banuese në Durrës, dyshohet se është mbytur duke u larë në det, e për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e ngjarjes.

Ndërkohë në Durrës 60- vjeçarja është rasti i tretë në pesë ditët e fundit, pas dy të moshuarve nga Kosova në datat 3 dhe 6 korrik.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat