Aksident me të lënduar në Pejë

Kronikë e zezë

Aksident me të lënduar në Pejë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 11:06
Pamje nga aksidenti

Një aksident trafiku mes dy automjetesh ka ndodhur në Pejë, paraditen e sotme pak para orës 10:00.

Pasojë e këtija aksidenti tre persona janë lënduar e të cilët menjëherë janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Rajonal të Pejës.

Ngjarja ka ndodhur në hyrje-daljen e qytetit të Pejës, (Pejë-Deçan).

Policia Rajonale e Trafikut ka dalë në vendin e ngjarjes, ndërkohë ende nuk dihen rrethanat që kanë çuar deri tek ky aksident. Pritet një raport zyrtar i policisë.

“Konfirmojmë tre të lënduar që janë nisur për tretman spitalor. Hetuesit policor rajonal të trafikut janë në vend-ngjarje për të hetuar shkaqet që kanë çuar deri tek ky aksident. Janë përfshirë dy automjete. Aksidenti ka ndodhur në ora 09:51 minuta. Një raport të plotësuar do ta keni pas pak.”-tha për ‘RADIO 1’, toger Fadil Gashi- Zëdhënës i Policisë Rajonale të Pejës.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat