Aksident me tre të plagosur në Lezhë-Shëngjin, njëri rëndë

Kronikë e zezë

Aksident me tre të plagosur në Lezhë-Shëngjin, njëri rëndë

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 13:55
Pamje nga aksidenti

Tre persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti rrugor të ndodhur në aksin Lezhë-Shëngjin.

Ngjarja e rëndë ndodhet në vendin e njohuri si Knallë, mesditën e sotme.

Në aksident janë përfshirë dy makina dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes, në gjendje të rëndë ndodhet drejtuesi i motorit.

Që të tre të plagosurit janë dërguar me urgjencë në spital, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat