Grushte e shqelma policëve, arrestohet shqiptari

Kronikë e zezë

Grushte e shqelma policëve, arrestohet shqiptari

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 17:52
Pamje nga vendi i ngjarjes

Një qytetar shqiptar është arrestuar nga policia hekurudhore në stacionin Peschiera del Garda, për dhunë e dëmtime.

Agjentët që patrullojnë në stacione për sigurinë e pasagjerëve vunë re një grup të rinjsh që ishin ulur në buzë të bordurës, me këmbët e varura mbi shina.

Pasi ndërhyrjes për t’u larguar nga pozicioni i rrezikshëm, të rinjtë u ngritën, me përjashtim të njërit, shqiptarit, i cili mbajti qëndrim sfidues e provokues karshi policëve, duke iu kundërvënë.

Kërkesës për të treguar dokumentet e identifikimit, shqiptari iu përgjigj me dhunë, duke kërcënuar e goditur agjentët me grushte e shqelma.

Vazhdoi me të njëjtën sjellje edhe pasi u çua në zyrën e policisë, duke dëmtuar pajisjet, ndërkohë që edhe një operator pësoi dëmtime.

Gjyqtari e dënoi shqiptarin me 10 muaj burg me kusht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat