Aksident trafiku tek Rruga B, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Aksident trafiku tek Rruga B, lëndohet një person

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:01
Ilustrim

Një aksident trafiku është shkaktuar pak më parë tek ‘Rruga B’ në Prishtinë.

Si pasojë e këtij aksidenti lëndime trupore ka pësuar një person.

“Me datë 08.07.2020 në rrugën B në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku mes një  automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti , lëndime trupore ka pësuar një person”, ka thënë për media, zëdhënësja e Policisë së Kosovës, Arlinda Rexhepi.

Gjithashtu u theksua se në vendngjarje kanë dal njësitë kompetente të cilat kanë trajtuar rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat