Policia jep detaje për aksidentin në Rrugën B, lëndohet një person

Kronikë e zezë

Policia jep detaje për aksidentin në Rrugën B, lëndohet një person

Më: 8 korrik 2020 Në ora: 18:07
Foto ilustrim

Një person ka pësuar lëndime trupore në aksidentin që ndodhi rreth orës 16:35 në Rrugën B në Prishtinë.

Aksidenti ka ndodhur mes një veture dhe një motoçiklete, konfirmon policia.

“Me datë 08.07.2020 në rrugën “B” në Prishtinë është raportuar për një aksident trafiku mes një automjeti dhe një motoçiklete. Si pasojë e këtij aksidenti, lëndime trupore ka pësuar një person. Në vendngjarje kanë dal  njësitë kompetente të cilat e kanë trajtuar rastin”, thuhet në përgjigjen e Policisë së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat