Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, detajet nga policia

Kronikë e zezë

Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë, detajet nga policia

Më: 9 korrik 2020 Në ora: 16:22
Foto ilustrim

Mesditën e së enjtes ka pasur të shtëna me armë zjarri në Prishtinë.

Në Prishtinë, përkatësisht në rrugën “Ibrahim Pacolli”, gjatë ditës së sotme rreth orës 13:00 ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Këtë e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Ajo ka thënë se në bazë të të dhënave fillestare nuk ka të lënduar nga këto të shtëna.

“Sot  rreth orës 13:00 kemi pranuar informatën për të shtëna me armë zjarri në rrugën “Ibrahim Pacolli”, në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë  njësitet  e nevojshme policore, të stacionit Qendra, për ekzaminim të vendngjarjes. Bazuar në të dhënat fillestare nuk raportohet për persona të lënduar”, ka treguar Ahmeti.

Ajo ka theksuar se, aktualisht hetuesit policor janë duke punuar për të sqaruar të gjitha rrethanat që lidhen me rastin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat